Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Leotrim Bekteshi largohet nga Prishtina

nga Venera Grabanica18 janar 2022

Qendërmbrojtësi Leotrim Bekteshi është larguar nga FC Prishtina. Në njoftimin e klubit bëhet e ditur se Bekteshi ka arritur marrëveshje me Prishtinën që ta lirojnë nga kontrata për t’iu bashkuar familjes së tij në Norvegji.
Bekteshi me Prishtinën ka zhvilluar 150 ndeshje duke fituar titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës.
Bekteshi, i cili në shumë ndeshje e ka bartuar edhe shiritin e kapitenit, ka edhe trofe individuale si futbollist i Prishtinës derisa është përfshirë edhe në formacionin e vitit nga Federata e Futbollit e Kosovës për edicionin e fundit”, thuhet në njoftimin e klubit të Prishtinës të bërë në Facebook./21Media 

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →