Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Liverpooli mposhti Burnleyn

nga B.K19 maj 2021

Tri pikë shumë të rëndësishme i ka arkëtuar Liverpoolit në luftën për një vend në tabelën e Premierligës që dërgon në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Jurgen Klopp triumfoi me rezultat 3-0 në xhiron e 37 të kampionatit anglez me golat e realizuara nga Firmino në minutën e 43’, Phillips në minutën e 52’ dhe Chamberlain 89’.

Me këtë fitore, Liverpooli renditet në vendin e katërt me 66 pikë, aq sa ka edhe Leicester City një pozitë më poshtë.

Kjo nënkupton që “The Reds” e kanë fatin e tyre në duart e veta pasi me një fitore në xhiron e fundit kundër Crystal Palace do të kualifikoheshin për në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →