Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBasketboll
🏀 Basketboll

Logo e Superkupës në basketboll

nga B.K5 dhjetor 2022
Logo e Superkupës në basketboll

Superkupa e Kosovës në basketboll do të zhvillohet nga 7 deri më 11 dhjetor në Prishtinë.
Para kësaj ngjarje është zbuluar edhe logo e Superkupës nga organizatorët e kësaj ngjarje.
Superkupa do të organizohet nga KB “Sigal Prishtina”, në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës.
“Duke ditur rëndësinë që kanë ngjyrat dhe ndikimin në emocionet, kjo logo përqendron frymën e saj dhe i jep një hapësirë të rëndësishme lojës me ngjyra. Tetë ngjyra bëhen bashkë për të formësuar një figurë, atë të kupës, si kurorëzim i fitores së një loje, e po ashtu përzierja e ngjyrave formëson figurën e një topi të basketbollit, i cili është i vendosur sipër. Secila prej ngjyrave përfaqëson një ekip që do të jetë pjesë e Superkupës së Kosovës. Filozofia e këtij artit vendos në pah përzierjen e ngjyrave për të krijuar një figurë të përsosur, e cila karakterizohet nga fuqia e ndjeshmërisë dhe shpalos përpara një botë plot emocione”, thuhet në njoftim./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →