Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Macron: Qeveria të bëjë progres të shpejtë për themelimin e Asociacionit

nga Venera Grabanica25 prill 2024
Macron: Qeveria të bëjë progres të shpejtë për themelimin e Asociacionit

Presidenti i Francës Emanuel Macron, i tha kryeministrit Kurti në një bisedë telefonike, që të bëjë përparim të shpejtë për themelimin e Asociacionit duke e ndërlidhur me rrugën e Kosovë për anëtarësim në Këshill.

“Franca i kushton, edhe në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin nga autoritetet kosovare të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, tha Macron.

Kërkesa e Francës është mbështetur edhe nga Gjermania e cila ka kërkuar nga Kosova që të bëjë hapa konkret për themelimin e Asociacionit përpara fazës finale për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Qeveria e Kosovës gjatë ditës ka bërë të ditur se anëtarësikmi i Kosoëvs në Këshill të Evropës duhet të bëhet pa kushte të tjera.

“Kryeministri shprehu besimin e tij se Franca do të vazhdojë ta mbështesë anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës, pa parakushte shtesë, në përputhje me opinionin e Asamblesë së Këshillit të Evropës dhe votën historike të 16 prillit”, tha Qeveria.

Ndërkohë, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, e quan të pa drejtë kushtëzimin Kosovës për anëtarëism në Këshillin e Evropës.

‘’Ne e dimë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe nuk mund të ketë kushte të tjera për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Çdo tentativë e shteteve për të ndërlidhur Asociacionin me anëtarësimin e Kosovës në Këshillë të Evropës është një padrejtësi tjetër që do ti bëhet Kosovës. Sepse Kosova ka pasur kritere që i ka përmbushur. Nëse Franca apo ndonjë shtet tjetër tenton që në takimin e 16 majit të nxjerrë çështjen  e Asociacionit në diskutim, mendoj se është e gabueshme dhe kjo e rrezikon në masë të madhe mënyrën se si do të shkojë dialogu pas 16 majit e tutje sepse nuk mund të vazhdohet kushtëzimi i Kosovës në pafundësi”, deklaroi Kryeziu për RTV21.

Por opozita thotë se kryeministri Kurti tashmë është pajtuar që ta themelojë Asociacionin. Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, tha se dhurata e dytë e kryeministrit Kurti për Serbinë pas Manastirit të Deçanit do të jetë Asociacioni.

”Pas tokave të Manastirit që i’a dhuroi gratis, priteni dhuratën e dyte të Kurtit për Serbinë, Zajednicën”, tha Haradinaj.

Përveç themelimit të Asociacionit, presdienti Francez i kërkoi Qeverisë së Kosovës që të mbahen zgjedhjet në katër komunat e veriut. Arbëreshë Kryeziu, thotë se qasja e Francës po i shkon për shtati kërkesave të Serbisë dhe po e rrezikon procesin e dialogut në Bruksel.

‘’Ndërkohë që Serbisë i lejohet me politikën e saj shkatërruese për gjatë gjithë kohës që jemi në proces të dialogut”, tha Kryeziu.

Më 16 maj pritet të diskutohet në Këshillin e Ministrave për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Por, ende nuk dihet nëse Kosova do të futët në agjendën e diskutimeve të kësaj mbledhje./RTV21/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →