RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Mallkimi i së miturës në tubimin e LVV-së”, PZAP pranon një ankesë

nga B G1 qershor 2026
“Mallkimi i së miturës në tubimin e LVV-së”, PZAP pranon një ankesë

PZAP ka konfirmuar për RTV21 se ka pranuar ankesë nga LDK ndaj LVV-së lidhur me pjesëmarrjen e fëmijëve në një tubim zgjedhor.

PZAP tha se secili rast do të shqyrtohet dhe vendoset veç e veç, bazuar në faktet, provat dhe legjislacionin zgjedhor në fuqi.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) aktualisht ka pranuar një ankesë nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ndaj subjektit politik LVV, me natyre të shkeljes, si pjesëmarrjen e fëmijëve gjatë një tubimi zgjedhor. Sa i përket pyetjes suaj nëse legjislacioni në fuqi parasheh shkelje apo masa ndëshkuese për situata të tilla, kjo çështje është e rregulluar me Rregulloren Zgjedhore Nr. 07/2024 për Fushatën Zgjedhore, Monitorimin e Fushatës Zgjedhore dhe Deklarimin Financiar, konkretisht me Nenin 5, paragrafët 3 dhe 4. Në rastet e tilla, PZAP do të veprojë dhe do të vendosë për secilin rast veç e veç, bazuar në faktet dhe provat e paraqitura, si dhe në dispozitat e legjislacionit zgjedhor në fuqi.”, thuhet në përgjigjen e PZAP./RTV21/21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →