Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se kanë mbajtur premtimin e bërë për fuqizimin të Ushtrisë së Kosovës.
Ai përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se nga fillimi i mandatit të Vetëvendosjes janë shpenzuar, mbi 260 milionë euro në blerjen e sistemeve më moderne të armatimit.
“Që nga fillimi i këtij mandati deri më tani investuam mbi 260 milionë euro në blerjen e sistemeve më moderne të armatimit. Çdo prokurim është realizuar përmes konceptit shtet më shtet dhe shtet me prodhues, duke kursyer kësisoj buxhetin ndërkohë që është rritur cilësia dhe siguria e furnizimeve. #NderiDetyraAtdheu”, thuhet në njoftimin e Maqedoncit. /21Media











