Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Maqedonci pret në takim Hovenierin: SHBA është mbështetësi kryesor i Kosovës në te gjitha fushat

nga B G17 tetor 2024
Maqedonci pret në takim Hovenierin: SHBA është mbështetësi kryesor i Kosovës në te gjitha fushat

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur në takim Ambasadorin e SHBA-ve në Republikën e Kosovës Jeff Hovenier.

Maqedonci tha se me Hovenier kanë diskutuar për bashkëpunimin e dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe për situatën e përgjithshme të sigurisë.

“U pajtuam që thellimi i bashkëpunimit të vazhdoj të mbetet prioritet i dyanshëm. Gjatë takimit diskutuam edhe për rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për luftën e drejtë të popullit të Ukrainës si dhe kontributin aktiv të Kosovës si pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.”, shkroi Maqedonci në Facebook.

Në fund, Maqedonci tha se SHBA është mbështetësi kryesor i Republikës së Kosovës në te gjitha fushat./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →