Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Maqedonci takon komandantin e KFOR-it, e njofton për fazën e tranzicionit të FSK-së

nga Kaltrina Berila24 maj 2024
Maqedonci takon komandantin e KFOR-it, e njofton për fazën e tranzicionit të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özcan Ulutaş.

Maqedonci tha se e ka falënderuar atë për bashkëpunimin me FSK-në dhe se e ka njoftuar për fazën e tranzicionit ku gjendet FSK.

“Gjatë bisedës me komandantin shpreha mirënjohje për trupat e KFOR-it dhe vlerësimin për nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritanishëm me Forcën e Sigurisë së Kosovës, në funksion të sigurisë së vendit. Po ashtu komandantin e njoftova rreth fazës në të cilën jemi sa i përket implementimit të Planit Gjthëpërfshirës të Tranzicionit si dhe zhvillimin e FSK-së”, ka njoftuar Maqedonci.

Ai tha se edhe Ulutaş shprehu kënaqësinë e tij “për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë”.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →