Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Marc Bernal rinovon me Barcelonën deri në vitin 2029

nga Kaltrina Berila29 shtator 2025
Marc Bernal rinovon me Barcelonën deri në vitin 2029

FC Barcelona ka zgjatur bashkëpunimin me mesfushorin Marc Bernal deri në qershor të vitit 2029. Lojtari firmosi kontratën e re të hënën në mëngjes në zyrat e klubit, në prani të presidentit Joan Laporta, nënkryetarit të parë Rafael Yuste dhe drejtorit sportiv, Deco.

“Është dita më e lumtur e jetës sime. Dy vite më parë nuk do ta besoja se do të ndodhte kjo. Ëndrra ime që kur isha fëmijë ka qenë Barcelona dhe tani është bërë realitet,” u shpreh Bernal pas firmës.

Mesfushori 18-vjeçar u rikthye këtë sezon pas një dëmtimi të rëndë në gju, që e mbajti jashtë fushave për pjesën më të madhe të edicionit të kaluar. “Duhet t’i marr gjërat hap pas hapi. Jam i bindur se Bernali më i mirë ende nuk ka ardhur,” theksoi ai, duke falënderuar klubin dhe stafin për mbështetjen gjatë kohës së rikuperimit.

Bernal, i cili ka përmendur Sergio Busquets si idhullin e tij, zbuloi se ish-kapiteni i Barcelonës i kishte dërguar një mesazh inkurajues gjatë lëndimit.

Në prag të ndeshjes së së mërkurës në Champions League ndaj PSG-së, talenti i Barcelonës shtoi: “Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer. Ne jemi të motivuar dhe besoj se mund të kualifikohemi. Sa i përket së ardhmes, ëndrra ime është të fitoj trofe me Barçën për shumë vite.”/kp

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →