Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Masakra e Dubravës, Osmani: Lufta për liri e shtet vuloset kur drejtësia të vihet në vend

nga E.Bullaku19 maj 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 23-vjetorin e Masakrës së Dubravës, në të cilën regjimi gjenocidal serb prej 19-24 maj 1999, vrau brenda burgut 160 të burgosur shqiptarë dhe plagosi 300 të tjerë.
“Pllaka me emrat e të vrarëve e vendosur në hapësirën e Burgut të Dubravës do të jetë dëshmi e përhershme e egërsisë së regjimit gjenocidal serb, i cili mbajti padrejtësisht në burg shqiptarët, e më pas i ekzekutoi barbarisht”, ka thënë Osmani.
Sipas presidentes, ky krim makabër mbetet ende i pandëshkuar, ndaj ka potencuar se ka dëshmitarë të mbijetuar, kështu që drejtësia duhet ta bëj punën e vetë duke sjellë autorët e krimit para përgjegjësisë.
“Ky krim makabër mbetet ende i pandëshkuar. Ka dëshmitarë të mbijetuar, ndaj drejtësia duhet ta bëj punën e vetë duke sjellë autorët e krimit para përgjegjësisë. Lufta jonë për liri dhe shtet do të vuloset kur drejtësia të vihet në vend për të gjitha krimet që ka bërë regjimi serb”, ka theksuar Osmani./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →