Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Masakra e Llashticës së Gjilanit, Haradinaj: Armiku nuk e kishte kursyer as foshnjën tri javëshe

nga B G13 prill 2024
Masakra e Llashticës së Gjilanit, Haradinaj: Armiku nuk e kishte kursyer as foshnjën tri javëshe

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot masakrën e Llashticës së Gjilanit në 25-vjetorin e saj.

Haradinaj ka thënë se armiku nuk kishte kursyer as foshnjën tri javëshe.

“Sikur regjionet tjera të Kosovës, edhe Anamorava ka paguar çmim të madh për lirinë e atdheut. Në përvjetorin e 25-të kujtojmë masakrën e Llashticës së Gjilanit dhe nderojmë 26 martirët e rënë nga 13 prilli deri më 30 prill të vitit 1999. Armiku nuk e kishte kursyer as foshnjën tre javëshe, fëmijë nga prehëri i nanës, pleq e çkado që i dilte para”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se kalendari ynë është i mbushur me data e ngjarje historike.

“Kalendari ynë është i mbushur me data e ngjarje që e bënë kthesen e madhe historike. Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës në secilën etapë të historisë sonë”, është shprehur Haradinaj.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →