RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mbahet “Prezantimi i rasteve të veprave penale ndaj gazetarëve”

nga RTV2121 qershor 2017

Sot zyra e Kryeprokurorit të Shtetit organizon tryezë

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit sot organizon tryezë “Prezantimi i rasteve të veprave penale ndaj gazetarëve”.

Në këtë tryezë do të prezantohet edhe drafti i Strategjisë së komunikimit të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.

Në tryezë do të marrin pjesë përfaqësues nga Prokurori i Shtetit, prokurorë nga prokuroritë e Kosovës, Policia e Kosovës, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, shoqëria civile, gazetarë dhe përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare.

Tryeza do të fillojë në ora 13:30.

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →