Edhe pse spekulohet vazhdimisht se klubi i tij i ardhshëm është Real Madridi, Kylian Mbappe ka zbuluar se nëse do të kalonte në Serie A, transferimin do ta bënte te gjiganti italian AC Milan.
Mbappe e konfirmoi se që prej fëmijërisë ka qenë një tifoz i flaktë i Milanit, njëjtë sikurse e gjithë familja e tij.
“Futbolli italian? Ju nuk mund ta dini se çfarë do të ndodhë. Gjithmonë e kam thënë: Nëse një ditë shkoj në Itali, unë do të shkojë te Milani. Si fëmijë, kam qenë tifoz i flaktë e Milanit dhe unë gjithmonë e shikoj Serie A, çdo ndeshje të Milanit. E gjithë familja ime, tifozë të flaktë të Milanit”, tha Mbappe.










