RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mbërrin në Prishtinë ministri çek, do të ketë takime me krerët e shtetit

nga Venera Grabanica23 janar 2024
Mbërrin në Prishtinë ministri çek, do të ketë takime me krerët e shtetit

Ka mbërritur në Kosovë Martin Dvorak, ministër i Çështjeve të BE-së në qeverinë çeke,

Përmes një postimi në platformën X, Dvorak ka treguar se do të ketë takime me krerët e shtetit, nisur nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

“Kosova është një nga vendet që synon integrimin në Bashkimin Evropian. Unë vetë kam punuar këtu më shumë se njëzet vjet më parë si administrator i dy komunave në shërbimet e OKB-së. Tani jam kthyer në një rol të ri dhe mezi pres të takoj miqtë e mi. Mirëdita Kosovë”, shkroi ministri Dvorak.

Mirëseardhje ministrit çek i ka dëshiruar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, të cilin e quajti “mik”, duke thënë se mezi pret të takohet me të./21Media

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →