Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mbi 16 mijë e 500 vëzhgues të akredituar për zgjedhjet e 7 qershorit

nga Gentrita Xhemajli2 qershor 2026
Mbi 16 mijë e 500 vëzhgues të akredituar për zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.

Në fillim të mbledhjes, KQZ mori vendim për akreditimin e grupit të dytë me 15,782 vëzhgues për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor.

Vëzhguesit e akredituar përfaqësojnë 15 subjekte politike; 8 OJQ vendore; 3 organizata ndërkombëtare; 26 media vendore; 16 media ndërkombëtare; 4 përfaqësi diplomatike, si në vijim.

Në mbledhjen e kaluar, KQZ akreditoi grupin e parë me 761 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë 5 OJQ vendore; 1 organizatë ndërkombëtare; 13 media vendore; 7 media ndërkombëtare; 2 përfaqësi diplomatike dhe 1 institucion vendor.

Pas vendimeve nga mbledhja e KQZ-së, numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026, është: 16,549 vëzhgues.

Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in
LAJMI TJETËR →
Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Më të fundit

Të gjitha →