Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Mbi 5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina

nga Egzona Mehmeti15 prill 2022

Më shumë se pesë milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës në shkurt, sipas shifrave të fundit të publikuara nga OKB.

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) informoi se mbi 4.7 milionë refugjatë kanë kaluar kufijtë e Ukrainës.

Përveç kësaj, Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin (IOM), e cituar nga AFP, informoi se rreth 215,000 shtetas të vendeve të treta – njerëz që nuk janë as shtetas të Ukrainës dhe as të vendit ku kanë hyrë – janë arratisur gjithashtu në vendet fqinje.

Përqindja më e madhe e refugjatëve – 2.7 milionë – kanë ikur në Poloni. Megjithatë, shifrat zyrtare sugjerojnë se disa njerëz tani po zgjedhin të kthehen në Ukrainë, shkruan BBC./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →