RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mbyllen disa lokale në Mitrovicë të Veriut

nga E.Bullaku20 shtator 2021

Disa lokale në Mitrovicën e Veriut janë mbyllur para orarit.
Siç raporton portali Kossev, mbyllja erdhi përderisa në veri të Kosovës banorët serbë kanë bllokuar rrugët në shenjë proteste ndaj masës së reciprocitetit të vendosur nga institucionet e Kosovës për targat e automjeteve.
Siç ka mësuar KoSSev nga disa pronarë të lokaleve në terren, atyre u është thënë të mbyllnin dyqanet e tyre këtë pasdite.
Po ashtu portali raporton se pronarët kanë mbyllur dyqanet para orës 18:00, përfshirë kafiteritë dhe butiqet, ndërsa dyqanet ushqimore kanë qenë të hapura.
Kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës për mediumin deklaruan se nuk janë në dijeni se për çfarë arsye janë mbyllur objektet.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →