🗺️ Rajoni
Më 10, 11 dhe 12 janar do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit
nga Egzona Mehmeti9 janar 2022
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për regjim të posaçëm të komunikacionit në Shkup në tri ditët në vijim, 10, 11 dhe 12 janar 2022 (e hënë, e martë dhe e mërkurë) për shkak të vizitës zyrtare të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta në Maqedoni të Veriut.
MPB në ditët e cekura do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugët e rajonit më të gjerë qendror të Shkupit.
SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion t’i respektojnë urdhrat nga ana e nëpunësve të uniformuar policorë, shkruan TV21./21Media









