🌍 Bota
Më shumë se 2.75 milionë refugjatë ukrainas kanë shkuar në Poloni
nga Miranda Beqaj15 prill 2022
Më shumë se 2.75 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës.
Kështu ka bërë të ditur Roja Kufitare Polake, e cila ka theksuar se numri i njerëzve që kalojnë kufirin në Poloni ka rënë ndjeshëm në javët e fundit dhe numri i njerëzve që shkojnë në Ukrainë është rritur.
Të enjten, 26,800 njerëz kaluan në Poloni, 8% më shumë nga e mërkura, shkroi agjencia në Twitter. Por kjo është shumë më poshtë rekordit prej 142,300 të vendosur më 6 mars.
Numri mesatar ditor i njerëzve që kalonin kufirin nga Ukraina në Poloni para fillimit të luftës ishte 16,800./21Media









