Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Medalje e artë për Kosovën, e zë vendin e parë në karate në Kampionatin Evropian për Universitete

nga RTV21 Portal18 korrik 2024
Medalje e artë për Kosovën, e zë vendin e parë në karate në Kampionatin Evropian për Universitete

Ekipi i Kosovës i femrave në sportin e karatesë në përbërje me Fortesa Oranan, Elmedina Istogun dhe Vlerë Qerimin kanë zënë vendin e parë në Kampionatin Evropian të Universiteteve.

Orana, Istogu dhe Qerimi u stolisën me medaljen e artë në kategorinë Team Kukite Female të kësaj gare, raporton KosovaPress.

Pas një fillimi pa ndeshje në xhiron e parë, vajzat tona treguan vendosmëri dhe shpirt luftarak në të gjitha duelet duke i dominuar ato:

Kosova 2:1 Azerbajxhani – Fitore e merituar!

Kosova 2:0 Hungaria – Paraqitje mbresëlënëse!

Në finale:

Kosova 2:1 Turqia – Triumf dramatik dhe vendi i parë për Kosovën!

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →