Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Messi shkëlqen me dy gola në fitoren e Inter Miamit

nga Kaltrina Berila25 tetor 2025
Messi shkëlqen me dy gola në fitoren e Inter Miamit

Lionel Messi e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme fazën “play-off” të Kupës MLS, duke shënuar dy gola në fitoren 3-1 të Inter Miamit ndaj Nashville SC të premten mbrëma.

Argjentinasi, që një ditë më parë nënshkroi zgjatjen e kontratës deri në vitin 2028, u shpërblye para ndeshjes me çmimin “Këpuca e Artë”, pasi përfundoi sezonin e rregullt me 29 gola në 28 ndeshje.

Messi zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të pas një kombinimi të bukur me Luis Suarezin. Më pas, Tadeo Allende dyfishoi avantazhin në minutën e 62-të, ndërsa Messi shënoi përsëri në fund të ndeshjes, duke vulosur fitoren.

Goli i vonshëm i Hany Mukhtar për Nashville vetëm sa uli diferencën në 3-1.

Trajneri Javier Mascherano paralajmëroi se skuadra duhet të qëndrojë e përqendruar për ndeshjen e dytë, që do të luhet më 1 nëntor në Nashville.

Komisioneri i MLS-së, Don Garber, e quajti rinovimin e Messit “një dhuratë për futbollin amerikan”, ndërsa bashkëlojtari Rodrigo De Paul tha se “ta kesh Messin në ekip është një avantazh që duhet shijuar çdo javë”./kp

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →