Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Messi shkëlqen në fitoren e Argjentinës

nga Kaltrina Berila14 nëntor 2025
Messi shkëlqen në fitoren e Argjentinës

Lionel Messi ka shkëlqyer për Përfaqësuesen e Argjentinës të premten mbrëma.

Messi shënoi një gol dhe regjistroi një asistim në fitoren 2:0 të Argjentinës ndaj Angolas.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Estadio 11 de Novembro” ishte miqësore.

38-vjeçari Messi asistoi te goli i parë të cilin e realizoi Lautaro Martinez në minutën e 43-të.

Messi e shënoi golin e dytë në minutën e 82-të me asistim të Martinezit.

Argjentina muaj më parë u kualifikua për në Kupën e Botës 2026 që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →