🇽🇰 Kosova
Miftaraj për 100 eurot e studentëve: Prokuroria Speciale do duhej të caktonte një Task Forcë për të trajtuar këtë
nga B G6 nëntor 2025
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reaguar pas ndarjes së 100 eurove nga Qeveria e Kosovës në detyrë për studentët.
Miftaraj bën thirrje që Prokuroria Speciale të caktojë një Task Forcë për të trajtuar siç thotë “korrupsionin endemik qeveritar”.
“Deputeti Kurti nuk e ka problem me shkel ligjin në vlerë prej 26 milion Euro, ku hyn edhe 100 Euro për për secilin student, në kohë fushate parazgjedhore.Deputeti Kurti kujdeset të i dergoj mesazh privat secilit student duke ia kujtuar se nga sot marrin dhuratë 100 Euro nga qeveria në detyrë.Por deputeti Kurti nuk e ndan buxhetin per RTK sepse “kujdeset” te mos e shkel ligjin.”, ka shkruar ai në Facebook./21Media











