Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Minishengeni Ballkanik u inicua nga Vuçiqi, pas dështimit të ndryshimit të kufijve në Kosovë

nga RTV215 shkurt 2020

I ftuar sonte në emisionin Click ishte ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka

Ministri Reka foli për Minishengenin Ballkanik, duke thënë se ai u inicua nga presidenti serb Aleksander Vuçiq pas dështimit të planit për ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Sipas Rekës kjo ka ndodhur pas dështimit të Serbisë për të marrë veriun e Kosovës, e me minishengen kanë dashur ta relativizojnë sa më shumë Republikën e Kosovës.

Ministri deklaroi se në këtë iniciativë, Serbia fliste për 5 shtete, duke mos e konsideruar Kosovën si një të tillë, andaj edhe Kosova nuk mund të thuhet se ishte kundër një projekti rajonal, kur nuk ishte e ftuar si një palë e barabartë, pra si shtet, të marrë pjesë në një tryezë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →