Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ministri i Financave në qendër të krizës

nga Kaltrina Berila5 maj 2017

Kriza aktuale e dërgon parlamentin në mbledhje të jashtëzakonshme

Parlamenti çek do të mblidhet të mërkurën e ardhshme në një seancë të jashtëzakonshme për një aferë të rrjedhjes së informacioneve në internet të regjistrimeve të bisedave që kanë të bëjnë me ministrin e Financave, Andrej Babis, në qendër të krizës aktuale të qeverisë në Pragë.

Këto regjistrime me burim të panjohur hamendësojnë se ministri i Financave, favorit në zgjedhjet parlamentare të tetorit, ishte përpjekur në të kaluarën të ushtronte ndikim tek një gazetar i së përditshmes “Dnes” të grupit mediatik “Mafra”, në mënyrë për të sulmuar rivalët e tij politikë.

Këto regjistrime u publikuan më 1 maj në platformën Twitter me një emër anonim Julius Suman @skupinasuman, një llogari e hapur në nëntorin e 2016.

“Andrej Babis ka të dhëna për të gjithë. Ne kemi një dosje të Andrej Babis. Ne jemi +Groupe Julius Suman+ që mbledh, në kushte anonimati informacione që kanë të bëjnë me të”, bëhej e ditur në Twitter.

Një zë që besohet të jetë i Babis flet në mënyrë vulgare për kryeministrin Sobotka, dhe ministrin social-demokrat të Punëve të Jashtme, Lubomir Zaoralek.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →