Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Qeveria ndan 41 milionë euro për mbështetje të qytetarëve për tejkalim të krizës energjetike

nga Xh.D24 gusht 2022

Qeveria e Kosovës ka ndarë 41 milionë euro në kuadër të pakos së ringjalljes ekonomike për mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike.
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se ky është zotim i qeverisë për të mbështetur qytetarët në tejkalimin e krizës energjetike dhe përballimin e tarifave të shtrenjta.
“Kjo ka të bëjë me zotimin që kemi si qeveri për të mbështetur qytetarët në tejkalimin e krizës energjetike dhe përballimin e tarifave të shtrenjta të importit, asisoj që të konsumatori fundor të mos transmetohen ato tarifa por që qeveria t’i subvencionoj dhe çmimi në fatura të mbahet i përballueshëm” – ka thënë Murati.
Po ashtu, në mbledhjen e sotme, me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë, Qeveria ka ndarë 500 mijë euro për përfaqësimin e Kosovës në proceset e arbitrazhit./kallxo

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →