Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ministri i Jashtëm i Çekisë në Kosovë

nga Kaltrina Berila29 shtator 2022

Ministri i Jashtëm i Çeksisë, Jan Lipavsky, sot do të qëndrojë në Kosovë në një vizitë që ndërlidhet me liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit.
Ministri Lipavsky do të qëndrojë në Prishtinë gjatë ditës së bashku me një delegacion të Ministrisë së Jashtme të Republikës së Çekisë.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në ora 11:00 pret në takim Lipavsky. Pas këtij takimi do të mbahet një konferencë për media.
Nga ora 12:00 ai pritet të takohet me presidenten, Vjosa Osmani.
Ndërsa, nga ora 14:15 Lipavsky pritet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Minstri Lipavsky u citua nga mediat çeke të ketë thënë se Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës kanë nevojë për viza. Ai tha se Presidenca Çeke e BE-së ka një mundësi për ta shtyrë të gjithë procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor përpara.
Njëkohësisht me vizitën e Minstrit Lipavsky, pritet që në Prishitnë të qëndrojë edhe një delegacion i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme të Parlamentet të Republikës së Çekisë.
Çekia është aktualisht kryesuese e radhës në BE dhe ka thirrue një takim për 13 tetor të vendeve anëtare të Unionit në të cilin veç tjerash do të diskutohet edhe liberalizimi i vizave për Kosovën./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →