Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ministri i Jashtëm i Çekisë nesër në Kosovë

nga Kaltrina Berila28 shtator 2022

Ministri i Jashtëm i Çeksisë, Jan Lipavsky, pritet që të qëndrojë në Kosovë të enjten, më 29 Shtator, në një vizitë që ndërlidhet me liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit.
Ministri Lipavsky do të qëndrojë në Prishtinë gjatë ditës së bashku me një delegacion të Ministrisë së Jashtme të Republikës së Çekisë.
Minstri Lipavsky u citua nga mediat çeke të ketë thënë se Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës kanë nevojë për viza. Ai tha se Presidenca Çeke e BE-së ka një mundësi për ta shtyrë të gjithë procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor përpara.
Njëkohësisht me vizitën e Minstrit Lipavsky, pritet që në Prishitnë të qëndrojë edhe një delegacion i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme të Parlamentet të Republikës së Çekisë.
Çekia është aktualisht kryesuese e radhës në BE dhe ka thirrue një takim për 13 tetor të vendeve anëtare të Unionit në të cilin veç tjerash do të diskutohet edhe liberalizimi i vizave për Kosovën./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →