Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ministri i Mbrojtjes priti në takim komandantin e KFOR-it

nga Kaltrina Berila21 gusht 2023
Ministri i Mbrojtjes priti në takim komandantin e KFOR-it

Ministri i ri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia. Duke diskutuar për situatën e sigurisë në vend, të dy kanë theksuar vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, në kuadër të mandateve që kanë, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Në njoftim është bërë e ditur se Maqedonci e ka njoftuar komandantin e KFOR-it lidhur me proceset aktuale si dhe për synimet për integrim në organizatat euroatlantike.

“Ndër tjerash, në këtë takim u bisedua lidhur me situatën e sigurisë në vend, ku të dy bashkëbiseduesit e theksuan se bashkëpunimi i ngushtë mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me KFOR-in do të vazhdojë edhe më tej në kuadër të mandateve që kanë, në shërbim të sigurisë së gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →