Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ministri rus thotë se ka filluar faza e re e operacionit në Ukrainë

nga Miranda Beqaj19 prill 2022

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov ka thënë se një fazë e re e luftimeve në Ukrainë ka filluar dhe do të jetë një moment shumë i rëndësishëm i gjithë këtij operacioni special.
”Ky operacion në lindje të Ukrainës ka për qëllim siç ishte paralajmëruar që në fillim të çlirojë plotësisht republikat Donetsk dhe Luhansk. Një fazë tjetër e këtij operacioni po fillon dhe jam i sigurt se ky do të jetë një moment shumë i rëndësishëm i gjithë këtij operacioni special”, ka thënë Lavrov
I pyetur vazhdimisht nëse Rusia planifikon të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, Lavrov tha se këto akuza vijnë nga pala ukrainase dhe veçanërisht nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe se Rusia historikisht ka qenë kundër përdorimit të armëve bërthamore.
Kur u bë përsëri e njëjta pyetje, Lavrov tha se kur ”Bashkimi Sovjetik dhe SHBA në 1987, Gorbachev dhe Reagan vendosën se ata kanë një përgjegjësi të veçantë për paqen në këtë planet, ata nënshkruan një deklaratë solemne se nuk mund të ketë fitues në një lufta bërthamore dhe për këtë arsye një luftë bërthamore nuk duhet të nisë kurrë”.
Lavrov shtoi se raportet për mizoritë e kryera nga forcat ruse në Bucha janë inskenuar dhe luajtur./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →