Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ministri shqiptar: Kosova të përmbushë zotimet, KiE ta korrigjojë gabimin

nga Kaltrina Berila17 maj 2024
Ministri shqiptar: Kosova të përmbushë zotimet, KiE ta korrigjojë gabimin

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, shfrytëzoi fjalën e tij në sesionin e sotëm të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për të folur mbi kërkesën e Kosovës për anëtarësim, e cila s’arriti të futej në agjendën e këtij takimi në Strasburg.

Ai duke thënë se Komiteti duhet të veprojë në bazë të asaj që rekomandon Asambleja Parlamentare e kësaj organizate kërkoi që së shpejti të mbajë një tjetër takim ku do të mirëpritej Kosova si anëtare e re e KiE.

“Komiteti i Ministrave duhet të veprojë i frymëzuar nga thirrja e Asamblesë Parlamentare, e cila pasqyron misionin thelbësor të organizatës tonë, mirëpresim të gjitha shoqëritë dhe njerëzit që u përmbahen vlerave tona. Ndërkohë që Qeveria e Kosovës duhet të përmbushë zotimet e saj ndërkombëtare dhe të dëgjojë me kujdes mbështetësit e saj më të vendosur. Le të mos humbasim më kohë në korrigjimin e këtij gabimi duke mbajtur së shpejti një tjetër takim të Komitetit të Ministrave dhe të mirëpresim popullin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë ai.

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim nuk u fut në agjendën e sotme të Komitetit të Ministrave ashtu siç pati pritje për shkak se Kosova s’pranoi të kushtëzohej me Asociacionin për t’u bërë anëtare e KiE.

At the 133rd session of the Committee of Ministers of the Council of Europe @coe, the Minister for Europe and Foreign Affairs @IgliHasani emphasized: pic.twitter.com/gXpEY5KLGj

— Albanian MEFA 🇦🇱 (@AlbanianDiplo) May 17, 2024

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →