Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Minxhozi nderohet me “Çelësin e Qytetit”

nga Kaltrina Berila13 tetor 2023
Minxhozi nderohet me “Çelësin e Qytetit”

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, i dhuroi “Çelësin e Qytetit” Ambasadorit të Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi për kontributin e dhënë për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve në takimin lamtumirës që pati me të.

“E falënderova për shërbimin e jashtëzkanoshëm dhe i thash se do të mbetet gjithmonë ura jonë lidhëse me Shqipërinë. Në përfundim të misionit i dhurova “Çelësin e Qytetit” për angazhimin dhe ndihmën e pakursyer për shtetin tone”, deklaroi Rama.

Ndërsa, Minxhozi u shpreh falënderues për mikpritjen e bashkëpunimin që kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka patur gjithmonë me të gjitha qytetet shqiptare.

“Jam vërtetë i lumtur që pata mundësinë që përgjatë këtyre viteve që kam shërbyer në Kosovë të bashkëpunoja me një njeri me shumë vlera i cili ka kontribuar në thellimin e bashkëpunimit mes vendeve tona”, tha Minxhozi.

Qemal Minxhozi, ka shërbyer si Ambasador i Shqipërisë në Republikën e Kosovës për 10 vjet.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →