Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Mocion mosbesimi ndaj Tsipras

nga Venera Grabanica16 janar 2019

Sot votohet propozimi i opozitës

Parlamenti grek pritet të mblidhet sot për të votuar propozimin e kreut të qeverisë, Aleksis Tsipras për votëbesimin e deputetëve pas daljes së partnerit, Panos Kammenos nga koalicioni qeverisës.

Për partitë e opozitës në Greqi, divorci mes dy partive aleate përpara ratifikimit të marrëveshjes së shumë debatuar të Prespës është vetëm një inskenim politik.

Sipas tyre kjo nuk do të devijojë qëllimin e vërtetë të qeverisë në favor të akordit me Maqedoninë.

“Qeveria ka humbur prej kohësh besimin e popullit grek dhe nuk është në gjendje të mbrojë interesat kombëtare”, ka thënë kryekonservatori, Mitsotakis duke iu referuar marrëveshjes për emrin e Maqedonisë./Oranews

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →