Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Mohamed Salah kandidat për çmimin e Lojtarit të Vitit

nga Kaltrina Berila20 qershor 2025
Mohamed Salah kandidat për çmimin e Lojtarit të Vitit

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, është nominuar për çmimin e Lojtarit të Vitit nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA), pas një sezoni mbresëlënës me 29 gola dhe 18 asistime që ndihmuan Liverpoolin të fitojë titullin në Premier League.

Salah, i cili u shpall gjithashtu Futbollisti i Vitit nga Shoqata e Gazetarëve Sportivë me gati 90% të votave – diferenca më e madhe fituese në këtë shekull – është favorit për ta fituar edhe çmimin e PFA-së.

Përveç tij, në listë janë edhe bashkëlojtari i tij Alexis Mac Allister, mesfushori i Arsenalit Declan Rice, Cole Palmer nga Chelsea, sulmuesi suedez i Newcastle Alexander Isak dhe mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 19 gusht në Manchester.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →