Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Molliqaj: Sipas kritereve të VV-së, Kurti e Sveçla janë bashkëpunëtorë të Vuçiqit

nga Venera Grabanica19 shtator 2024
Molliqaj: Sipas kritereve të VV-së, Kurti e Sveçla janë bashkëpunëtorë të Vuçiqit

(Lajm i përditësuar)


Molliqaj: Sipas kritereve të VV-së, Kurti e Sveçla janë bashkëpunëtorë të Vuçiqit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se sipas kritereve që ka vendosur Lëvizja Vetëvendosje për Urën e Ibrit atëherë i bie që kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, të jenë bashkëpunëtorë të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

“Kushdo që në Kosovë ka thënë se ura duhet të hapet në koordinim, këta (LVV) e kanë cilësuar bashkëpunëtor të Vuçiqit. Sipas kritereve të tyre, kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla janë bashkëpunëtorë të Vuçiqit, por jo sipas kritereve tona. Ne besojmë se ky është diskutim i kot. Ura mund dhe nuk mund të hapet, vendimin për këtë e kemi të qartë – atë e ka KFOR-i dhe QUINT-i përmes rezolutës 1244. Prandaj, këto janë çështje të parëndësishme, rruga ku po na çon është e rëndësishme”, ka thënë Molliqaj gjatë aksionit simbolik afër Urës së Ibrit.


“Rrugëtimi i Kurtit” PSD mban aksion simbolik afër Urës së Ibrit

Partia Socialdemokrate e Kosovës sot ka mbajtur një aksion simbolik afër Urës së Ibrit.

Ky aksion i subjektit është udhëhiqur nga Dardan Molliqaj.

Në këtë aksion, anëtarët e PSD-së e kanë prezantuar një pankartë, të cilën e kanë titulluar “Rrugëtimi i Kurtit” e që në të shkruhen edhe veprimet e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.

Në pankartë, sipas PSD-së, veprimet e Kurtit të ndërmarra në veri do të çojnë ose në izolim të Kosovës ose në autonomi të veriut.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →