Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Murati: Banka Botërore e largon Kosovën nga Lista e Shteteve Fragjile dhe në Situatë Konflikti

nga Venera Grabanica9 korrik 2025
Murati: Banka Botërore e largon Kosovën nga Lista e Shteteve Fragjile dhe në Situatë Konflikti

Ministri i Finanacave në detyrë Hekuran Murati ka njoftuar se Banka Botërore e largon Kosovën nga Lista e Shteteve Fragjile dhe në Situatë Konflikti.

Sipas tij, ky lajm i mire do të ket ndikim pozitiv në perceptimin ndërkombëtar karshi Republikës së Kosovës dhe e rritë besueshmërinë e investitorëve të huaj.

“Pas mëse 15 vitesh si shtet anëtar në Bankën Botërore, këtë javë kemi pranuar njoftimin që Kosova është larguar nga kjo listë. Ky ndryshim përbën avancim të jashtëzakonshëm dhe i vulos arritjet tona si shtet duke dëshmuar stabilitet institucional dhe qëndrueshmëri ekonomike.Ky lajm i mirë padyshim se do të ketë ndikim pozitiv në perceptimin ndërkombëtar karshi Republikës së Kosovës dhe e rritë besueshmërinë e investitorëve të huaj. Njëkohësisht, kjo dëshmon edhe për bashkëpunimin e shkëlqyer me Bankën Botërore, por edhe koordinimin jashtëzakonisht të mirë në mes të institucioneve vendore si MFPT dhe BQK. Patjetër që falënderim i veçantë shkon për të gjithë që janë angazhuar drejt kësaj arritjeje”, ka shkruar Murati.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →