🇽🇰 Kosova
FMN e largon Kosovën nga lista e vendeve në situata të brishtësisë dhe konfliktit
nga Venera Grabanica17 korrik 2025
Pas Bankës Botërore edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka hequr Kosovën nga lista e shteteve në situata të Brishtësisë dhe konfliktit (FCS/FCV).
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) shpreh mirënjohjen e thellë ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për vlerësimin pozitiv dhe njohjen e progresit të Shqipërisë në stabilitetin ekonomik dhe drejtësinë fiskale.
Kjo njohje është një hap i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe rritjen e besimit ndërkombëtar në qasjen e vendit drejt qëndrueshmërisë financiare.











