Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Murati i reagon Hotit: Qeveria e Kosovës ka pasur menaxhim të mirë me financat publike

nga Venera Grabanica27 shkurt 2024
Murati i reagon Hotit: Qeveria e Kosovës ka pasur menaxhim të mirë me financat publike

Ministri i Financave, Punëve dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj ish-kryeministrit, Avdullah Hoti i cili është deklaruar se Qeveria Kurti ka dështuar sa i përket borxhit publik.

Murati ka thënë se Qeveria e Kosovës ka pasur menaxhim të mirë me financat publike teksa ka folur për borxhin publik.

“Kur flasim për borxh publik, treguesi më i mirë është grafikoni më poshtë, që tregon trendin e qeverive paraprake (ngjyrë hiri), përfshirë edhe projeksionet e Qeverisë Hoti për rritjen enorme të borxhit sipas buxhetit dhe kornizës afatmesme të shpenzimit (ngjyrë të kuqe). Ndërsa me ngjyrë të gjelbër e keni rezultatin e Qeverisë Kurti – në fund të vitit 2023 niveli është përgjysmë më i ulët sesa po të ishin qeveritë tjera”, ka shkruar Murati në “Facebook”.

Ndërsa, ka shtuar se ky është dallim enorm në qeverisje dhe menaxhim të financave publike./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →