💼 Biznes
Qeveria miratoi propozim-vendimin për “Financat Publike të Kosovës dhe Rritja Ekonomike”
nga Egzona Mehmeti7 qershor 2022
Qeveria e Kosovës, sot në mbledhjen elektronike shqyrtoi dhe miratoi propozim-vendimin lidhur me Programin “Financat Publike të Kosovës dhe Rritja Ekonomike”.
Kabineti qeveritar, siç u informua në komunikatë, miratoi vendimin për rekomandimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për autorizimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, për Programin “Financat Publike të Kosovës dhe Rritja Ekonomike”./21Media









