Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Musa: Kurti premtoi shkarkimin edhe të menaxhmentit të Trepçës

nga B G29 shkurt 2020

Musa thotë se protestat nuk do të ndalen deri në shkarkim

Pas shkarkimit të djeshëm të gjashtë anëtarëve të Bordit të ish gjigantit Trepça nga ana e qeverisë së vendit, ka reaguar menjëherë Arsim Musa, nga këshilli protestues i protestave, i cili është shprehur i lumtur për vendimin e qeverisë, duke e quajtur atë si një vendim shumë të drejtë.

Ai ka bërë të ditur se pas takimit me kryeministrin, ka marrë premtime se deri të hënën do të bëhet shkarkimi edhe i menaxhmentit të kësaj ndërmarrje, si dhe anulimi i konkursit.

Sipas tij, protestat nuk do të ndalen deri në shkarkimin e menaxhmentit dhe anulimin e plotë të konkursit.

 “Protestat nuk do të ndërpriten deri sa ky menaxhment me konkurs të largohet prej aty”, ka thënë Musa.

Esat Peci, Feriz Fetahu, Xhafer Nuhi, Shyqeri Sadiku, Ardian Syla dhe Naser Peci janë anëtarët e bordit të Trepçës të cilët janë shkarkuar nga Qeveria Kurti.

Ky vendim ka ardhur pas propozimit të ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →