Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mustafa: Fadil Ferati mbetet model i një lideri popullor

nga Venera Grabanica30 janar 2019

Përkujtohet ish-kryetari i Istogut

Sot bëhen 9 vjet nga vdekja e ish-kryetarit të Komunës së Istogut, Fadil Feratit. Me këtë, rast kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka përkujtuar atë për kontributin e veçantë për ndërtimin dhe forcimin e institucioneve të Kosovës.

“Fadil Ferati ishte një intelektual i jashtëzakonshëm, kishte vizion dhe ishte i përkushtuar për të ndërtuar Komunën e Istogut. Ai poashtu dha kontribut të veçantë për ndërtimin dhe forcimin e institucioneve të Kosovës dhe ishte një prej shtyllave më të forta të LDK-së dhe Kosovës. Në të gjitha zgjedhjet dëshmoi se ishte lidhur ngushtë me qytetarin e Istogut prandaj do të kujtohet si kryetari shumë vjeçar i Komunës së Istogut”, është shprehur Mustafa.

Ndër të tjera, Musatafa e ka cilësuar, Fadil Feratin si lideri popullor dhe atdhetar të përkushtuar, i cili nuk do të harrohet kurrë.

“Me sjelljen shembullore, guximin, përkushtimin dhe punën e tij bëri që çdo qytetar ta respektojë dhe të ketë autoritet te çdo njëri prej tyre. Fadil Ferati do të përkujtohet çdo herë nga çdo qytetar për virtytet e tij dhe gjeneratat do të mësojnë në histori për punën e madhe në lëvizjen për liri, pavarësi dhe demokraci në Kosovë. Poashtu, Fadil Ferati mbetet model i një lideri popullor dhe atdhetari të përkushtuar i cili nuk do të harrohet kurrë”, ka shtuar Mustafa.

Fadil Ferati, ishte kryetar i Komunës së Istogut, nënkryetar i LDK-së, si dhe kryetar i degës në Istog. /21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →