Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, është shprehur i bindur se do të fitojë edhe një mandat në Prizren.
Haskuka në RTV21 ka treguar për partitë që i kanë ofruar mbështetje pa marrëveshje për Prizrenin.
Të dielën (14 nëntor) në balotazh për kryetar të Prizrenit janë, Mytaher Haskuka nga LVV dhe Shaqir Totaj nga PDK.
Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për rundin e parë të zgjedhjeve që janë mbajtur më 17 tetor në Prizren, kandidati i LVV-së Mytaher Haskuka ka marrë 40,41% të votave, kurse Shaqir Totaj nga PDK-ja ka siguruar 31,36 %./21Media









