Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mytaher Haskuka prinë në Prizren

nga Venera Grabanica17 tetor 2021


Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar Mytaher Haskuka prin në zgjedhjet komunale në Prizren sipas të dhënave preliminare të KQZ-së.
Deri më tash janë numëruar 83 nga 221 vendvotime ose 37.56 për qind dhe kryetari aktual i Prizrenit nga partia e Albin Kurtit ka 37.32 për qind ose 7477 vota.
Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet i dyti me 32.06 për qind ose 6423 vota.
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Anton Quni ka 15.66 për qind ose 3137 vota. Zafir Berisha nga Nisma 6.06 për qind ose 1214 vota.
Katër kandidatët tjerë për kryetar komune kanë më pak se katër për qind secili sipas rezultateve preliminare.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →