Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ndalimi i Petroviq në Merdare, reagon Qeveria e Kosovës

nga B G8 dhjetor 2018

Slobodan Petroviq u ndalua nga polica serbe sot në Merdare

Qeveria e Republikës së Kosovës ka reaguar pas ndalimit të deputetit të Kuvendit të Kosovës,  Slobodan Petroviq nga policia serbe. Sipas Qeverisë ndalimi i tij është bërë pa asnjë arsye.

“Qeveria e Republikës së Kosovës deklaron se kjo nuk është hera e parë që qytetarët e Republikës së Kosovës, posaçërisht ata të komunitetit serb, që punojnë nëpër institucionet e Kosovës e që janë subjekt i hetimeve, keqtrajtimeve dhe fyerjeve nga autoritetet serbe.

Qeveria e Republikës së Kosovës e quan të pa tolerueshëm rastin e sotëm dhe kërkon që këto praktika nga ana e Serbisë të ndërpriten sa më shpejtë dhe që në të ardhmen asnjë qytetarë i Kosovës, nga asnjë përkatësi etnike të mos ketë problem të tilla.

Serbia duhet ta kuptojë njëherë e mirë se situata të tilla nuk i kontribuojnë fqinjësisë së mirë.”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Siç është bërë e ditur edhe nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, deputeti Petroviq teksa po shkonte për një vizitë në Serbi, është ndaluar nga policia serbe, sot në pikën kufitare në Merdare rreth orës 11:30./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →