Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Reagon Qeveria e Kosovës për vrasjen e Lavdrim Muhaxherit

nga B G16 qershor 2017

Qeveria e Kosovës rikonfrimon qëndrimin kundër terrorizmit

Pas lajmit për vrasjen e kosovarit Lavdrim Muhaxheri i cili ishte i rekrutuar në ISIS, reagon edhe Qeveria e Kosovës. Për mes një komunikatës për media thuhet se Qeveria e Kosovës rikonfirmon qëndrimin e saj për të luftuar terrozimin. Po ashtu u bëhet thirrje qytetarëve të Kosovës që të respektojnë karakterin multikonfesional të vendit.

“Edhe njëherë, Qeveria e Kosovës rikonfirmon përkushtimin e fuqishëm për të qenë pjesë e koalicionit anti-ISIS dhe se nuk do të tolerojë asnjë përpjekje apo tendencë nga qytetarët e saj për radikalizim dhe bashkëngjitje në luftëra të huaja.”, thuhet në komunikatë

Ndryshe i ashtuquajturi Lideri i shqiptarëve në ISIS, Lavdrim Muhaxheri është raportuar se është vrarë. Familjarët e tij në Kaçanik patën hapur të pame./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →