Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhje, Ambasada Gjermane: Thelbësore të mos ndërhyhet në vullnetin e qytetarëve

nga B G20 maj 2026
Ndërhyrja e Serbisë në zgjedhje, Ambasada Gjermane: Thelbësore të mos ndërhyhet në vullnetin e qytetarëve

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka reaguar ndaj ndërhyrjeve të Serbisë në zgjedhjet e Kosovës. Reagimi pasoi thirrjet e Beogradit zyrtar ndaj serbëve të Kosovës që në zgjedhjet e qershorit të votojnë Listën Serbe, parti kjo që ka mbështetjen e Beogradit Ambasada tha për RTV21 se është thelbësore që të mos ndërhyhet në vullnetin e qytetarëve.

“Zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 7 qershor janë një mundësi për të gjithë qytetarët e Kosovës që të shprehin vullnetin e tyre duke përdorur të drejtën e tyre për të votuar në një mënyrë të informuar dhe të vetëdijshme. Është thelbësore të mos ndërhyhet në procesin e formimit të vullnetit(qytetarë)”, tha për RTV21 Payam Ghalehdar, zëdhënës i Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë. Përveç thirrjeve për votim të Listës Serbe së fundmi një numër zyrtarësh serb u shkarkuan nga puna në institucionet ku udhëheq Lista Serbe./RTV21/21Media

Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in
LAJMI TJETËR →
Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Më të fundit

Të gjitha →