Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ndërhyrjet serbe, problem për zgjedhjet e qershorit?

nga Gentrita Xhemajli29 maj 2026
Ndërhyrjet serbe, problem për zgjedhjet e qershorit?

Ndërhyrjet e Serbisë në zgjedhjet e Kosovës duket se do të jenë një nga telashet e procesit zgjedhor të qershorit. Cenimi i vullnetit të lirë të votuesve si dhe thirrjet për votim të Listës Serbe janë vetëm disa nga këto ndërhyje që tash sa ditë janë evidentuar edhe nga institucionet e Kosovës, gjë që ngjalli edhe reagimin e Zyrës së BE-së në Kosovë e cila bëri thirrje për zgjedhje të lira.

Politologu, Argjend Zejnaj thotë se ndërhyrjet e Serbisë cenojnë integritetin zgjedhor duke pritur intensifikim të tyre pas nisjes së fushatë zgjedhore. Sipas tij, në vend të përplasjeve verbale mes vete partitë politike do të duhej t’i kushtonin vëmendje ndërhyrjeve të tilla.

“Serbia vazhdimisht e ka provuar  veten si organ shtetëror  që ka ndërhyrë vazhdimisht ne zgjedhje dhe në Kosovë dhe rasti fundi tregon se këta janë të gatshme të ndërhyjë ta prishin  demokracinë dhe të ndikojnë të votuesit serbë me votu listën serbe por kësaj ne i japim edhe me shumë hapësirë kur ne si spektër politik shqiptar e polarizon terrenin politik dhe ngarendin pas secilës vote dhe se vendosim vëmendje këtyre ndërhyrjeve”, tha Zejnaj për rtv21

Njohësi i sigurisë, Bedri Elezi ndërkaq thekson nevojën për shtim të masave të sigurisë në këtë periudhë parazgjedhore . Sipas tij përveç ndërhyrjeve nga Serbia, problematike është edhe gjuha e partive politike ne vend.

“Institucione tona të sigurisë duhet të  punojnë fuqishëm  të marrin informacionet   në kohë reale… nëse kemi ndonjë angazhim të vendeve siç është Serbia ta minuar procesin zgjedhor.. dhe rreziku gjithë procesin”.

Sa i përket sigurisë para dhe gjatë procesit zgjedhor, Policia e Kosovës ende nuk ka bërë të ditur masat e  ndërmarra për këtë çështje./RTV21/21Media

Granit Xhaka thotë se është gati për Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Granit Xhaka thotë se është gati për Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →