Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ndërkombëtarët i kërkojnë koordinim Qeverisë

nga Kaltrina Berila25 maj 2024
Ndërkombëtarët i kërkojnë koordinim Qeverisë

SHBA-ja dhe BE-ja i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës koordinim për veprimet që mund të ngjallin tensione në veri të vendit. Ata thanë së veprimet e pakoordinuara të Qeverisë ndikojnë në marrëdhëniet e Kosovës me aleatet e saj. Por, përfaqësuesit e partisë në pushtet thonë se është e paqartë se në çfarë niveli po kërkohet të ketë koordinim. Sipas tyre, Kosova është në të drejtën e saj për shtrirje të legjitimitetit në tërë territorin e vendit. Në opozitë thonë se Qeveria nuk ka strategji për ruajtjen e raporteve me aleatët.

“Zhgënjim, mos koordinim, ngritje të tensioneve, përshkallëzim të situatës në veri”. Këto ishin vetëm disa prej reagimeve që së fundmi faktori ndërkombëtar i kanë bërë në drejtim të Qeverisë Kurti sa i përket aksioneve në veri të vendit. Ambasadorët e vendeve të QUINT-it kanë kërkuar nga Qeveria që të ketë koordinim me ta për, siç thonë, të mos zihen në befasi me veprime të tilla.

“Rezultati i këtij operacioni që qeveria e vijoi – dhe e bëri këtë veprim policor në një mënyrë që ne menduam se nuk ishte i koordinuar dhe që vinte në pikëpyetje përkushtimin e Kosovës për zgjidhjen e disa çështjeve në dialog”, tha ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Edhe Franca dhe Gjermania po kërkojnë nga Qeveria koordinim.

“Koordinimi do të thotë menaxhimin e dallimeve potenciale në mendime, që nënkupton të mos i merrni miqtë e tu, aleatët e tu, siç është Franca e Gjermania, dhe të mos i befasoni ata”, tha Olivier Guerot, ambasadori i Francës në Kosovë.

Kërkesa e faktorit ndërkombëtar për koordinim është e paqartë për përfaqësuesit e partisë në pushtet. Kryetari i Komisionit Parlamentar për Legjislacion nga VV, Adnan Rrustemi, tha se institucionet e vendit kanë për synim shtrirjen e legjitimitetit në tërë territorin e vendit.

“Kjo çështja e koordinimit është thënë shpesh herë, por ka një lloj paqartësi se në çfarë mase dhe për çfarë institucione bëhet fjalë. Rregullorja e BQK-së është nxjerrë në fund të vitit të kaluar dhe është paraparë të fillojë me 1 shkurt të këtij viti. Nuk ka kurfar befasie. Ndërkohë që luftimi i paligjshmërisë është cështje e institucioneve ligjzbatuese”, thaq Rrustemi.

Ndërkohë, opozita vazhdon të shprehë shqetësim për qasjen, sic thotë, përçarëse të Qeverisë me aleatët e Kosovës. Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, vlerëson se Qeveria nuk ka strategji për ruajtjen e raporteve të Kosovës me aleatët ndërkombëtar.

“Duke i parë kritikat e SHBA-së dhe BE-së shihet se Qeveria nuk ka trategji për të ruajtur raportet apo ndërtuar rapote. Por, të gjitha ato raporte i ka shkatërruar. Si pasojë e kësaj Kosova nuk ka arritur të jetë në agjendën e Këshillin të Evropës”, tha Beqa.

Derisa në PDK thonë se veprimet e Qeverisë po e rrezikojnë rrugën integruese të Kosovës, në VV vlerësojnë se Kosova është në rrugën e drejtë.

“Rruga e Kosovës është e qartë drejtë integrimit evropian. Ndërlidhja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës me dialogun ishte i padrejtë”, tha Rrustemi.

“Derisa Kosova është nën sanksione nuk ke se çfarë të flasësh për rrugën integruese. Që 1 vit Kosova është e sanksionuar si pasojë e Qeverisë”, tha Beqaj.

Pas Këshillit të Evropës ku Kosova nuk mori mbështetje të shumicës ë vendeve të BE-së, pritet që në këtë fundjavë vendi të ketë testin e radhës nëse do të merr votat e nevojshme për të qenë vend i avancuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s./RTV21/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →