Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ndërroi jetë babai i Salih Mustafës

nga Venera Grabanica25 dhjetor 2025
Ndërroi jetë babai i Salih Mustafës

Babai i Salih Mustafës, Jahja Mustafa, ka vdekur mëngjesin e ditës së sotme. I ndjeri, qe një kohë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Për këtë, edhe Salih Mustafa, kishte bërë kërkesë që t’i lejohej një vizitë, megjithatë, u raportua se Gjykata Speciale ia kishte refuzuar një gjë të tillë.

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati ka thënë se Mustafës nuk iu lejua ta vizitojë babain e tij, përkundër se ai ishte në gjendje kritike për jetën.

“Lajmi për vdekjen e Bacës Jahja Mustafa na preku thellë. Dhimbja bëhet edhe më e rëndë kur djali i tij, shoku dhe bashkëluftëtari ynë, po mbahet padrejtësisht nga Gjykata Speciale dhe nuk iu lejua mundësia ta vizitonte babain në momentet e fundit të jetës. Ngushëllime të thella për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur Bacën Jahja”, ka shkruar ai.
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →