Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Në Ferizaj kapen mbi 300 kg duhan

nga Kaltrina Berila27 shtator 2025
Në Ferizaj kapen mbi 300 kg duhan

Task Forca në kuadër të Drejtorisë Rajonale Kufitare Lindje, e përbërë nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, pas një pune disa javore dhe duke u bazuar në informacione operative–inteligjente, njofton se ka arritur të identifikojë dy lokacione të cilat shërbenin si pika grumbulluese të mallrave të kontrabanduara.

Bëhet e ditur se “gjatë kontrolleve të realizuara në këto lokacione, me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Ferizaj, janë sekuestruar mallra si në vijim: në lokacionin e parë janë gjetur 100 kg duhan i papërpunuar dhe 109 kg duhan i përpunuar, ndërsa në lokacionin e dytë janë gjetur 100 kg duhan i papërpunuar”.

Në një njoftim theksohet se malli i sekuestruar është dorëzuar tek Dogana e Kosovës për procedurat e mëtejme ligjore.

“Sipas vlerësimeve të para, të bazuara në çmimet e tregut, vlera e përgjithshme e mallrave të sekuestruara arrin shumën prej rreth 4,500 euro, ndërsa shmangiet nga detyrimet doganore dhe akciza llogariten të jenë rreth 15,000 euro”, thuhet më tej në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →